Mihajlovic rrezikon shkarkimin, gati Mazzarri

27/10/2017 10:33

Sinisa Mihajlovic rrezikon seriozisht që të shkarkohet nga Torino.

Trajneri serb i “granatave” ka vetëm një opsion në ndeshjen në shtëpi të dielën kundër Kaljarit, fitoren.

Ndërkohë kanë filluar bastet për emrin e ri që do të marrë drejtimin e Torinos. Walter Mazzarri duket se është emri favorit për një zëvendësim të tillë, nëse do të ndodhë, emër për të cilin raportohet se kanë filluar edhe kontaktet e para mes klubit dhe trajnerit toskan.

Alternativa të tjera janë edhe Edy Reja dhe Paulo Sousa, të cilët nuk bindin aq sa ish drejtuesi i Interit dhe Napolit, i cili u shkarkua sezonin e kaluar nga Watford.

Top Channel