Arsenali vendos çmimin për Alexis Sanchez

27/10/2017 09:34

Arsenali ka vendosur çmimin për sulmuesin Alexis Sanchez. Kiliani ka refuzuar ofertën e rinovimit të kontratës dhe “Topçinjtë” duket se kanë vendosur ta shesin që në janar, në mënyrë që të përfitojnë ekonomikisht nga kjo situatë dhe të mos e lënë të lirë në qershor të vitit 2018, kohë kur i përfundon kontrata.

Manchester City vazhdon të jetë i interesuar për sulmuesin dhe mediat angleze shkruajnë se ky klub është i gatshëm të paguajë 23 milionë euro për Alexis. Por, “The Sun” thotë se kjo shifër konsiderohet e pamjaftueshme në Londër.

Arsenali kërkon të paktën 35 milionë euro për ta shitur “xhevahirin” e tij në merkaton e dimrit, që do të thotë se do të merrte mbrapsht një pjesë të madhe të investimit që bëri për të kur e bleu nga Barcelona (42.5 milionë euro).

Top Channel