Qeveria miraton paketën fiskale, risi taksa e pronës

27/10/2017 18:33

Qeveria miratoi paketën fiskale për vitin 2018 duke i hapur rrugën miratimit të saj në Parlament. Ndryshimi më i rëndësishëm është taksa e pronës që paguhet për banesat.

Aktualisht kjo taksë është fikse mbi sipërfaqen, por nga 1 janari i vitit të ardhshëm ajo do të jetë sa 0.05 për qind e vlerës së ndërtesës.

Njëkohësisht paketa e re ul taksat për hotelet me 4 dhe 5 yje, si një masë për të nxitur turizmin, ndërkohë që për cigaret taksat rritet me 7 lekë për paketë.

Top Channel