Mihajloviç: Stop demokracisë, tani vendos unë

26/10/2017 00:21

Sinisa Mihajloviç është shfaqur shumë i acaruar, pas humbjes së thellë të Torinos, 3-0 ndaj Fiorentinës.

Trajneri serb ka nxjerrë të gjithë mllefin në konferencën për shtyp, teksa ka paralajmëruar rregulla të forta për skuadrën.

“Mendoja se kisha të bëja me burra, por qenkam gabuar. Tani është koha t’i them stop demokracisë në ekip dhe gjërat të bëhen ashtu siç dua unë. Nëse do kem akoma kohë, sigurisht që do të shikoni një tjetër ekip, duke filluar që nga java tjetër”, tha i acaruar Mihajloviç.

Serbi rrezikon edhe shkarkimin, pas një nisjeje aspak të mirë të Serisë A, ku ka marrë vetëm 13 pikë në 10 javët e para.

Top Channel