Kaliniç, gol rekord pas 43 pasimesh radhazi

26/10/2017 20:07

Chievo-Milan nuk ishte një ndeshje që i dhuroi thjesht 3 pikë në kampionat “djallit” kuqezi, por i fut kuqezinjtë në krye të rekordeve sezonale.

Sipas asaj që zbulojnë të dhënat e “Opta”, goli i Kaliniç kundër Chievos ishte një gol rekordi.

Patience is a virtue ⚽

Posted by A.C. Milan on Thursday, October 26, 2017

Realisht janë kryer 43 pasime radhazi për të bërë të mundur çlirimin e sulmuesit kroat nga markimi i mbrojtësve kundërshtarë, e për ta nxjerrë të vetëm përballë portierit Sorrentino.

Këtu kemi të bëjmë me një rekord të parë sezonal, që në gjuhën e futbollit konsiderohet si gol “skuadre”.

Top Channel