Barcelona do rinovojë mbrojtjen, synon lojtarin e Napolit

26/10/2017 10:45

U transferua tre vite më parë te Napoli nga Genk i Belgjikës për vetëm 6.5 milionë euro, por tashmë Kalidou Koulibaly i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij duke u bërë një një “mur” për kundërshtarët në Serie A dhe jo vetëm.

Por Napoli tashmë duket i rrezikuar të humbasë mbrojtësin, pasi skuadrat më në zë të Europës janë vënë në gjurmët e tij.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se Barcelona po kërkon të rinovojë repartin e mbrojtjes dhe sytë janë hedhur nga Italia, ku spikat mbrojtësi i Napolit.

Te Barcelona e kanë të qartë se për ta shkëputur futbollistin nga Seria A duhet të shpenzojnë mbi 50 milionë euro.

Koulibaly ka rinovuar kontratën me napolitanët deri në vitin 2021, por në marrëveshje nuk është përcaktuar asnjë klauzolë largimi. Emra të tjerë për mbrojtjen e Barçës janë Zagadou i Borussias së Dortmundit dhe Diakhaby i Lionit.

Top Channel