U17 shkatërron Lihtenshtejnin në “Selman Stërmasi”

25/10/2017 20:43

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic ka fituar në ndeshjen e fundit të turneut zyrtar të UEFA-s, Lihtenshtejn U-17 0-5 Shqipëria U-17.

Në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian të kësaj grupmoshe shënuan Bozhanaj ’10, ’21, ’50; Rama ’24 dhe Bullari ’33

Kjo ishte fitorja e parë në grupin e dytë ku bëjmë pjesë sëbashku me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin.

Të dyja ndeshjet e mëparshme i kemi humbur me rezultatin minimal, ndonëse janë emra të mëdhenj të futbollit europian kemi bërë paraqitje shumë të mirë.

19 tetor
12:00 Spanjë 3-0 Lihtenshtejn “Niko Dovana”
14:00 Shqipëri 0-1 Kroaci “Selman Stermasi”

22 tetor
12:00 Spanjë 1-0Shqipëri “Selman Stermasi”
14:00 Kroaci 6- 0 Lihtenshtejn “Elbasan Arena”

25 tetor
14:00 Kroaci 1-1 Spanjë “Elbasan Arena”
14:00 Lihtenshtejn 0-5 Shqipëri “Selman Stermasi”

Renditja e grupit
Kroaci 7 pikë
Spanjë 7 pikë
Shqipëri 3 pikë
Lihtenshtejn 0 pikë

Top Channel