Lorik Cana, ambasador i Grassroots-it për Shqipërinë

25/10/2017 22:05

Nuk kanë fund nderimet për ish-kapitenin e kombëtares shqiptare Lorik Cana, pas nisjes së topit në ndeshjen Shqipëri-Itali dhe Marsejë-PSG, Lorik Cana do të jetë ambasadori i Grassroots për Shqipërinë. Por më shumë se sa nderim, ky titull është një detyrë për ish-numrin 5 të kuqezinjve.

Grassroot është një organizatë që promovon fuqinë e futbollit për të edukuar, frymëzuar dhe mobilizuar të rinjtë në vendet në zhvillim për të kapërcyer sfidat e tyre më të mëdha shëndetësore, jetë të shëndetshme dhe më produktive dhe agjentë për ndryshim komunitetet e tyre.

Prezantimi zyrtar i tij do të bëhet të enjten në selinë e FSHF-së rreth orës 11:00, ku i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka.

Top Channel