Juventus “nderohet” nga VAR, 4-1 kundër Spal

25/10/2017 22:59

Juventus shkatërroi 4-1 Spal në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi, por rezultati mund të ishte ndryshe nëse sistemi VAR do të jepte të rregullt barazimin momental të miqve.

Bernardeski, Dibala, Higuain dhe Kuadrado ishin autorët e golave për kampionët në fuqi, ndërsa Paloski shënoi për Spal. Të njëjtit lojtar iu anulua dhe goli nga video-asistenca.

Për t’u shënuar gjithashtu fitorja e skuadrave të kryeqytetit. Roma mundi Krotonen me një penallti, ndërsa Lazio fitoi 2-1 në Bolonja.

Top Channel