Grezda tjetër gol, mesfushori në superformë; Osijeku fluturon në Kupë

25/10/2017 21:19

Eros Grezda vazhdon të mahnisë me Osijekun e tij në Kroaci. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka shënuar një tjetër gol, këtë herë të vlefshme në ndeshjen e kupës me Zadarin në transfertë.

22-vjeçari ka gjetur golin katër minuta pas nisjes së pjesës së dytë dhe e ka bërë atë në mënyrë spektakolare.

Ai ka marrë një top nga e majta e sulmit dhe në pozicion të prirët shmang bukur mbrojtësit vendas dhe godet në mënyrë të befasishme e topi përfundon në rrjetë.

Ndeshja u mbyll me fitoren 0-4 të Osijekut, që kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës së Kroacisë.

Top Channel