Bishti i samurajit, tendenca e kohës

25/10/2017 12:15

Quhet Japan-mania ajo e stilit të flokëve në tapetin e kuq dhe në sfilata të këtij sezoni. Tradita orientale interpretohet si çelës i bashkëkohores, duke u frymëzuar nga stilimi historik që lidhet me samuraji, chonmage.

Kështu, pasi bishti i samurajit ka qenë një ndër modelet më të preferuara të meshkujve, i njëjti stilim adaptohet dhe nga femrat, me një seri variantesh që bazë kanë topuzin dhe bishtin e thurur.
Rezultati është një stilim i lëmuar e me shkëlqim me flokët të tërhequra fort dhe të shndritshme, falë përdorimit të madh të dyllit. Në fotogaleri janë disa nga këto modele.

Bishti samurait dhe fjongo
Bianca Balti ka zgjedhur këtë lloj pamje nga Japonia, bishti i samurait me efektin e lagur të shtrënguar me një shirit të zi

Topuzi me një tufë lëshuar
Kendall Jenner ka qënë ndër të parat që ka zgjedhur bishtin e samurait në tapetin e kuq.

 

Bishti trepalësh
Të kujton chonmange të përmbysur, si bishti i Lily Collins të kapur në tre pika, me efektin shkëlqyes.

 

Bishti poshtë
Në të njëjtin stil flokësh është dhe Eva Riccobono në Venezia. 


Efekti i lagur
Sara Sampaio ka zgjedhur flokët e lagur, me një topuz nga i cili del një tufë flokësh.

FOTO GALERI
1/5
Efekti i lagur

Top Channel