Montella shmang kritikat

24/10/2017 14:47

Rezultatet negative dhe vendi i 11 në renditjen e serisë A ishin një skenar i paparashikuar për drejtuesit e Milanit që pas merkatos emocionuese të verës dhe shumë lojtarëve të rinj, mendonin se në 9 javët e para do të ishin më lart në hierarki.

Pesha kryesore tashmë ka rënë mbi supet e trajnerit Montella që dëgjon orë pas ore kandidatë të panumërt për ta zëvendësuar.

Atmosfera është e tensionuar në kampin e kuqezinjve dhe si për ta shtuar këtë gjendje, menduan dhe polemikat për shiritin e kapitenit të Bonuccit.

“Nga verifikimet e mia më rezulton që Bonucci asnjëherë nuk ka braktisur rolin e kapitenit, asnjëherë nuk ka bërë një hap pas dhe pjesa tjetër janë vetëm lajme shqetësuese. Është e kuptueshme që dëgjoj edhe për emra trajnerësh të rinj por unë jam i motivuar dhe e ndjej që skuadra është gati për të shpërthyer” tha trajneri Montella.

Fusha e lojës në këtë lloj situate është si një frymëmarrje e shtuar për futbollistët dhe trajnerët. përballë këtë mesjavë do të jetë Chievo, të cilën Milani do ta përballojë me skemën 4-3-3.

“Moduli statik i pëlqen të gjithëve por duhet të përqendrohemi tek ndeshja. Chievo nuk humbet që prej 9 Shtatorit, është një skuadër tipike italiane dhe do të na japë pak hapësira” tha trajneri i Milan. Kuqezinjtë do të luajnë të mërkurën në orën 20:45 në Verona kundër Chievos.

Top Channel