Milan nuk apelon, Bonucci mungon ndaj Juventusit

24/10/2017 11:24

Leonardo Bonucci me gjasa do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Juventusit, pasi Milani duket se ka hequr dorë nga apelimi i vendimit të Gjykatës Sportive.

Bonucci u dënua nga drejtësia sportive italiane me dy javë pezullim pas bërrylit të dhënë ndaj kundërshtarit në ndeshjen kundër Xhenoas në fundjavë.

Mbrojtësi i “kuqezinjëve” u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i takimit dhe pas shqyrtimit të pamjeve, gjykata sportive e ka cilësuar si të qëllimshme goditjen e dhënë.

Me këtë vendim, Leo humbet ndeshjen ndaj Kievos të mërkurën dhe ndaj Juventusit të dielën.

Top Channel