Cristiano: Dua 7 çmime The Best!

24/10/2017 18:44

Cristiano Ronaldo fitoi mbrëmjen e së hënës për herë të dytë çmimin FIFA The Best dhe në një intervistë për fifa.com portugezi tha se është krenar për arritjet e tij dhe shtoi se dëshiron të fitojë edhe më shumë.

“Jam i lumtur që e fitova këtë çmim, por dëshira ime është që të shkruaja një histori të bukur në futboll dhe kësaj gjëje ia kam arritur”, deklaroi ylli i Realit të Madridit.

Kur u pyet se sa çmime individuale do të donte të fitonte para se të tërhiqej nga futbolli, CR7 tha: “Shpresoj që 7! Është numri im i fatit. Por, për momentin po shijoj këtë periudhë të mirë që po kaloj”.

Cristiano theksoi se është i përqendruar për të fituar tituj të tjerë me Realin.

“Vjen Botërori i Klubeve, që është një trofe që e duam. Fituam Superkupat kundër Manchester dhe Barcelona. Reali është një klub që të jep mundësinë që të fitosh gjithçka”, tha sulmuesi portugez.

Top Channel