“Vjeshtë 2017”, sekuestro parave të 22-vjeçarit

23/10/2017 12:23
Foto ilustruese

Një 22-vjeçari në Vlorë i janë sekuestruar vlera monetare prej 44.900 euro dhe 9900 dollarë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vjeshtë 2017”.

“Në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, lidhur me sekuestrimin e aseteve të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, Policia Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e disa vlerave monetare. Konkretisht, janë sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD, në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë, shuma monetare të cilat dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme”, bën të ditur policia e Vlorës.

 

Materialet i janë referuar prokurorisë, dhe hetimet do të vijojnë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale”.

Top Channel