Sozia e Messit, mes ultrasve në “Camp Nou”?

23/10/2017 12:03

Një “plesht” luan në fushë, një tjetër “plesht” shihet në shkallët e stadiumit. Koinçidencë e rrallë, por me një ngjashmëri të llahtarshme, saqë të lë pa mend.

Barcelona triumfoi ditën e shtunë 2-0 përballë Malagës, me gola nga Deulofeu dhe Iniesta, me këtë të fundit që përfitoi nga asisti i dhënë nga Lionel Messi.

Megjithatë, njerëzve më të vëmendshëm të ndeshjes, ndoshta tifozë të Barcelonës, nuk u ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm. Në shkallët e stadiumit ishte një tifoz, sozi e futbollistit argjentinas.

Fotoja ka përfunduar në rrjetet sociale dhe është bërë virale, e gjithkush ka nisur të hamendësojë për një sozi të Lionel Messit.

Top Channel