PD, Boçi: Grabitja e biznesmenit në Elbasan, dëshmi e forcimit të krimit

23/10/2017 14:26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se, “krimit në Elbasan nuk i vihet kapak floriri duke drejtuar gishtin tek prokuroria apo gjykata, por duke i mbyllur portat atij”.

Duke iu referuar grabitjes së një biznesmeni në këtë qytet, Boçi deklaroi: “Ngjarja e mëngjesit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht. Mbrojtja publike që i bën Kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë. Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta. Po policia “e re”?!!! Rri e vështron dhe i shkel syrin krimit se Ylli është “i skeduar”. I skeduar si i djathtë! Kjo është lufta e vërtetë që bën ky shtet e kjo qeverisje. Luftë ndaj biznesit e njerëzve të thjeshtë. Ndërsa krimin e ka partner në “beteja”.

Top Channel