Një “bomber” në fushë dhe një “bombë” jashtë fushe

23/10/2017 12:20

Pas një “bomberi” në fushën e blertë, ka gjithmonë një grua madhështore, seksi e të rafinuar, ose më mirë ta quajmë një “sex bombë”. Nuk bëhet fjalë për nënën, që e ka sjellë në jetë, por për një bukuroshe mahnitëse.

Flasim këtu për çiftin Immobile-Jessica, me këtë të fundit që si të gjithë tifozët e tjerë të Lacios po kalon momente tejet të gëzueshëm. Por Jessica pak më shumë, nisur edhe nga fakti që i dashuri i saj, Ciro po kalon një moment të artë në këtë fillimsezoni të Serie A.

“Bomberi” italian që po shkëlqen në Itali mund të quhet edhe “Mbret” i Europës, të paktën për momentin, e sigurisht vetëm në aspektin futbollistik.

Immobile numëron aktualisht 17 gola në 13 ndeshje të zhvilluara, i ndjekur nga Messi dhe Aubameyang me nga 15 gola por nga një ndeshje më shumë; Falcao me 14 gola në po aq ndeshje sa italiani; ndërsa Kane ka 13 gola në 12 ndeshje. Lewandowski, edhe pse ka shënuar 13 gola, ka luajtur në 14 takime gjithsej.

Por nëse Ciro bën të “çmenden” të gjithë në fushën e blertë të futbollit, Jessica po “çmend” fansat e saj në profilin e “Instagram”-it, ku ka hedhur disa foto pikante për të gjithë ndjekësit e saj, jo vetëm ata lacialë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel