Teknologjia e kriptimit të mesazheve dhe gjithë materialeve që shkëmbehen përmes platformave të komunikimit është shndërruar në një pengesë të madhe për hetimet e FBI-së.

Agjentët dhe ekspertët e FBI-së nuk kanë mundur që të nxjerrin të dhëna nga rreth 7 mijë telefona inteligjentë, pasi nuk kanë arritur që të sigurojnë akses në këto pajisje.

Shifra prej 7 mijë pajisjesh është gjysma e atyre që Byrja Federale e Hetimit ka sekuestruar si materiale nga hetimet për krime të ndryshme.

Christopher Wray, drejtori i FBI-së e quajti këtë si një “problem shumë, shumë të madh” për agjencinë e sigurisë.

Shumë telefona inteligjentë kriptojnë gjithë përmbajtjen e tyre në momentin që vihen në çelës, si një masë sigurie për çdo sulm apo rrjedhje të padëshiruar të dhënash. Siguria është maksimale, aq sa as vetë kompanitë prodhuese të këtyre telefonave nuk mund të ndërhyjnë.

Por, efekti anësor është për autoritetet e sigurisë. Deri vonë, FBI ishte në gjendje që të dëshifronte kriptimin fundor (End to end encription), që parandalonte vjedhjen e informacioneve në një shkallë të madhe, por jo totalisht.

Top Channel