Coutinho drejt Barcelonës, Klopp mendon për yllin e PSG

23/10/2017 16:47

Barcelona dështoi të transferonte në fundin e merkatos së verës brazilianin Coutinho nga Liverpool, por në janar pritet një tjetër sulm.

Drejtuesit “blaugrana” duken të vendosur ta transferojnë brazilianin dhe në një situatë të tillë, Liverpool ka nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin.

“TeleFoot” shkruan së fundmi se Jurgen Klopp po mendon të afrojë gjermanin Julian Draxler, i cili edhe ai ka qenë në planet e Barcelonës.

Pas transferimeve të Neymar dhe Mbappe në Paris, hapësirat për Darxler kanë qenë mjaft të pakta dhe tashmë po mendohet seriozisht nja largim i 24-vjeçarit.

Top Channel