Aksident në Lezhë, humb jetën 58-vjeçari

23/10/2017 15:11
Foto arkiv

Një banor i fshatrave të Lezhës humbi jetën në aksident pasditen e kësaj të hëne, kur u godit nga një automjet në rrugën Lezhë-Rraboshtë.

58-vjeçari Zef Gjeka ishte duke ecur në rrugën dytësore kur mjeti i drejtuar nga një 23-vjeçar, për shkaqe ende të paqarta, e goditi duke e hedhur shumë metra larg.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ndaloi 23-vjeçarin që drejtonte mjetin. Për shkak të përplasjes ai kishte përfunduar jashtë rruge, por pa lëndime.

Top Channel