Ndreu e ka me gjykimin: Përcaktuan rezultatin

22/10/2017 19:26

Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu u shpreh i zhgënjyer për humbjen në Vlorë, teksa akuzoi se presioni i ushtruar ndaj arbitrave, solli gabime deçizive nga ana e tyre.

Sipas tij, pa gabimet e gjyqtarëve, Kamza do të kishte dalë me të paktën 1 pikë nga kjo transfertë.

‘Nuk mund ta imagjinoj se si mund të luhet një takim, kur ndaj arbitrave ushtrohet aq shumë presion para ndeshjes. Kam dyshimet e mia për golin e anuluar, sepse nuk pashë faull më parë, por edhe për një penallti të mohuar ndaj nesh”, tha Ndreu.

Trajneri i Kamzës komentoi edhe ecurinë e skuadrës në këto 7 javë të para, ndërsa shpalosi edhe objektivat e ekipit, për këtë sezon të parë në Superligë, që është mesi i renditjes.

 

Top Channel