Milan nuk di të fitojë, Montella numëron orët

22/10/2017 17:01

Milan nuk ia ka dalë të fitojë në Serinë A, për të 4-tën javë radhazi, ndërsa nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Genoas.

Një sfidë e vakët, në të cilën kuqezinjtë luajtën për shumë minuta me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Bonucci, në minutën e 25-të, të pjesës së parë.

Pas 3 humbjesh dhe 2 barazimesh, duke shtuar edhe atë ndaj AEK-ut, në Europa League, kjo mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Vincenzo Montellës, në krye të Milanit, ndërsa orët në vijim pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.

Ndryshe nga Milani, Atalanta e Berishës u rikthye te fitorja në Serinë A, pas 3 takimesh, teksa mposhti 1-0, skuadrën e Bolognës, me një gol të Cornelius.

Fiorentina mposhti pa probleme, skuadrën e vendit të fundit, Beneventon, e cila vijon të qendrojë në kuotën e 0 pikëve, në Serinë A.

Fitore të çmuar mori edhe Roma, në transfertën e vështirë ndaj Torinos. Kolarov nderoi verdhekuqtë, duke i dhënë 3 pikët me golin e shënuar në minutën e 69′.

Edhe Sassuolo mori një fitore të rëndësishme ndaj SPAL-it, me rezultatin 0-1, kundër një rivali të drejtëpërdrejtë në luftën për mbijetesë.

Top Channel