Khedira udhëheq Juventusin drejt fitores tenistike

22/10/2017 19:52

Juventusi i Allegrit është rikthyer të fitoje në kampionat, pas dy javësh, teksa ka mposhtur 2-5 Udinesen.

Bardhezinjtë e panë veten në avantazh që në minutëne 8, por një autogol i çuditshëm i mbrojtësit të Udineses, Samir, solli barazpeshën.

Më pas ishte radha e Khedirës që t’i japë avantazhin skuadrës së tij, ndërsa Mandzukiç u ndëshkua me karton të kuq, pas protestave të shumta dhe la bardhezinjtë me 10 vetë, kur kishin mbetur edhe 65 minuta për t’u luajtur.

Me fillimin e pjesës së dytë, Udinese barazoi shifrat, por më pas skuadra e Allegrit rigjeti avantazhin me Ruganin.

Sami Khedira do të shndërrohej në heroin e mbrëmjes, duke shënuar edhe dy gola të tjerë në 30 minutat e fundit dhe sigluar tregolëshin e parë të karrierës së tij. Goditjen e fundit Udineses ia dha boshnjaku Pjaniç, që shënoi në minutën e aprë shtesë dhe vulosi fitoren 2-6.

Pas kësaj jave, Juventus vijon të jetë në vendin e 3-të, me 22 pikë, një më pak se Interi dhe 3 më pak se Napoli kryesues.

Top Channel