Duro me sytë nga merkato: Fitore e merituar

22/10/2017 19:23

Shpëtim Duro duket mjaft i lumtur dhe i kënaqur me takimin e sotëm, si me 3 pikët, ashtu edhe me lojën e trguar nga skuadra e tij, ndërsa vlerëson edhe kundërshtarin.

“Më vjen mirë që fituam, sepse e kërkuam golin për 90 minuta dhe mendoj se merituam gjithçka. Kamza luajti gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje dhe nuk ishte e lehtë të shënoje, por rëndësi ka që ia dolëm të rikthehemi te fitorja, pas 3 javësh”, tha Duro.

Ndonëse Flamurtari ndodhet në vendin e 3-të, në ndjekje të skuadrave kryesuese, Duro qëndron me këmbë në tokë dhe thotë se është ende herët për të përcaktuar se sa larg mund të shkojë ky ekip.

Trajneri i vlonjatëve nuk e fsheh nevojën për afrimin e 1 ose 2 futbollistëve, të aftë që të bëjnë diferencën.

Top Channel