Debuton me humbje, Gjoka: Do ia dalim

22/10/2017 16:54

Nuk ka qenë aspak i kënaqur me rezultatin e ekipit të tij, Ernest Gjoka, i cili debuton kështu me humbje në ndeshjen e parë nën drejtimin e kuqebluve të Shkodrës. Por ai shprehet besimplotë se në të ardhmen rezultatet do të vijnë.

“Do isha i kënaqur nëse do kisha marrë pikë. Duhet të besojmë më shumë te vetja dhe të zgjojmë cilësitë e futbollistëve. Kemi ndryshuar, besoj se mund t’ia dalim. Skuadra nuk ka probleme, po të kishim disa lojtarë më shumë do ishim më të kompletuar. Skuadra ka aftësi, duhet të kalojë problemin psikologjik dhe besoj se do ja dalim.”, u shpreh Gjoka.

Trajneri i ri Vllaznisë shprehet besim plotë se do ia dalë që të krijojë një grup të mirë që do e shpëtojë nga rënia ekipin shkodran, por pse jo edhe të synojë për më tepër.

“Mendoj se skuadra nuk ka probleme fizike. Skuadra ka zbatuar detyrat taktike. Punuam mirë në mesin e fushës, por besoj se duhet të kemi më shumë besim. Na duhet më shumë punë. Unë dua ta rris fillimisht skuadrën psikoligjikisht. Sot meritonim një pikë. Skuadra vrapoi. Nuk jam i kënaqur për rezultatin , por më tërësi jam i kënaqur. Skuadra u mundua të jepte gjithçka. Sfida ime është që të zgjodh skuadrën dhe kampionati është i gjatë. Unë besoj se do ja dalim”, vuri në dukje Gjoka.

Top Channel