“Autokoleksionisti”/ Shtëpia muze e motorave e makinave të vjetër

22/10/2017 18:00

Një gjysmë shekulli dhe teknologji që nga koha kur biçikleta ishte luks dhe makina thjesht një ëndërr.

Në muzeun “Ron”, i cili përbëhet nga 10 automjete dhe 30 motora, plus aksesorë të tjera që prej kohës së luftës së dytë botërore, vizitohet për herë të parë nga një kamera televizive. Në “Exclusive” vjen historia e oficerit të policisë me një pasion të madh për koleksionin dhe nostalgjinë.

“Këtu jemi në showroom-“Ron”. Do të bëj një prezantim të shkurtër të mjeteve që ka ky showroom. Vlen për t’u theksuar se të gjitha mjetet që do të shikoni, mbi 90 % janë me pjesë origjinale”, tregon Arben Prrenjasi, oficer policie, koleksionist
Me një punë përreth gjashtë vite, sot që ka marrë formë, muzeu “Ron” i jep mundësinë njerëzve që jetuan në atë kohë të gjejnë vetveten, të pastrojnë kujtimet dhe të rizgjojnë ëndrrat.

“i gjithë ky Muze nuk ka pasur qëllim tregtar rishitjen. Qëllimi ynë ka qenë grumbullimi i mjeteve motorike për të ngacmuar nostalgjinë e shqiptarëve. Në një farë mënyre ia kemi arritur” shprehet Arben Prrenjasi.

Pas shëtitjesh të shumta nëpër Shqipëri dhe mundit për t’i gjetur e më pas restauruar, të gjitha këto automjete janë sot funksionale dhe jo më një kujtim në foto bardh e zi.

Top Channel