Magjia e akuarelit vjen në Tiranë

21/10/2017 10:21

Magjia e Akuarelit nga Kina në Tiranë, mjeshtri Helidon Haliti hap ekspozitën me teknikën e harruar

Një muaj pas çeljes së ekspozitës në Kinë, mjeshtri i akuarelit Helidon Haliti e sjell në Tiranë, në mjediset e Muzeut Kombëtar. Bashkë me të është dhe piktori kinez Li Xiaocheng.

Ekspozimi i punimeve në akuarel të dy mjeshtrave të penelit mund të shihen nga dashamirësit e artit për tu njohur nga afër me peisazhet e Lindjes së largët si dhe të bëhen pjesë interaktive edhe e demonstrimeve që artistët do të realizojnë.

 “Ekspozita ështe një ndarje e 40 punëve nga Shqipëria që unë kisha bërë 3-4 vitet e fundit dhe dekani i Akademisë Chanto, 40 punë nga jeta. Ndjeva pika të përbashkëta padiskutim, pavarësisht se Kina është kaq e madhe”, tha Haliti.  Kina një treg i lakmuar për artin dhe njëkohësisht vendi ku mjeshtëria e akuarelit kuotohet shumë lart, duket se përveç një nostalgjie joshet shumë nga akuarelet plot dritë që vijnë nga peneli i Helidon Halitit.

Mjeshtri kinez i cili është njëkohësish edhe dekan i Akademisë Chanto, Xiaocheng Li, vlerësoi punimet e realizuara me mjeshtëri nga piktori shqiptar Haliti, ndërsa shtoi se bashkëpunimi të tilla i shërbejnë shkëmbimit të kulturave mes dy vendeve.

Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin dhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado dhe Andi Seferi.

Top Channel