Tahiri: Nuk keni parë gjë akoma! Bëni durim, e vërteta do dalë

20/10/2017 17:23

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka cilësuar një “estradë” akuzat e ngritura ndaj tij dhe është shprehur i gatshëm të përballet deri në fund me drejtësinë.

“Unë e quaj gjithë këtë një estradë dhe jam i gatshëm të pres deri në momentin e fundit. Deri në momentin e fundit, kurdoqoftë momenti i fundit, nuk do të lë asnjë hallkë që të çoj drejtësinë në vend”, ka deklaruar Tahiri.

Në prononcimin për mediat në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, deputeti socialist ka përsëritur deklaratën e djeshme se, “nuk keni parë gjë akoma”.

“Ju thash që nuk keni parë gjë akoma dhe kjo ju duk mënyrë e mirë që të insinuonit lloj lloj gjërash. Bëni durim. E vërteta do të dalë në dritë dhe nuk do të vonojë”, ka thënë Tahiri.

Top Channel