17 vite pa ujë, banorët e Grudës së Re kërkojnë ujësjellës

19/10/2017 22:19

Prej 17 vitesh, rreth 4.000 banorë të fshatit Grudë e Re në Shkodër furnizohen vetëm 2-3  muaj në vit me ujë të pijshëm.

Amortizimi dhe ndërhyrjet në rrjet kanë bërë që ky fshat të jetë një nga zonat më problematike sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm.

Në këto kushte banorët pjesën më të madhe të vitit detyrohen që ujin ta blejnë ose të mbushin në puse. Depozitat e ujit dhe puset e ndërtuara nga vetë banorët janë pjesë e çdo shtëpie.

Në stinën e verës gjendja është më shqetësuese pasi puset shterrojnë. Ata shprehen të revoltuar se vetëm në kohë fushatash elektorale u premtohet zgjidhja e problemit dhe më pas askush nuk kujtohet.

Pavarësisht ankesave të shumta që banorët e Grudës kanë bërë ende askush nuk ka bërë asgjë për ta zgjidhur këtë problem.

Top Channel