Stuhia shemb stadiumin në Irlandë

16/10/2017 04:08

Nga uragan është kthyer në stuhi tropikale, por “Ophelia” vazhdon të konsiderohet mjaft e rrezikshme ndërsa goditi me forcë brigjet irlandeze, ku prej saj raportohet aktualisht një jetë e humbur.

Deri tani, pasojat më të mëdha i ka paguar gadishulli Iberik, i përballur me erëra që mbërritën shpejtësinë 130 km në orë, shkaktare të disa zjarreve të fuqishme në rajonin spanjoll të Galicias, ku numërohen 3 të vdekur.

Era e fuqishme ditën e sotme arriti të shembte edhe çatinë e tribunës së stadiumit në qytetin e Cork-ut në Irlandë.

Irlanda është vënë ndërkohë në gjendje alarmi nga afrimi i stuhisë, e për të kufizuar sa më shumë dëmet e saj, autoritetet kanë vendosur mbylljen e shkollave në të gjithë vendin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel