Manchester-Real, skenar i ri për shkëmbim De Gea-Bale

15/10/2017 13:42

Në Britaninë e Madhe janë të sigurtë. Manchester United dhe Real Madrid po përgatiten për një supershkëmbim, ku të përfshirë janë dy prej lojtarëve më të mirë të botës në rolet e tyre respektive; Gareth Bale dhe David De Gea.

Sipas medias në vendin ishullor, Jose Mourinho është vënë prej kohësh në ndjekje të sulmuesit të Realit të Madridit dhe u ka kërkuar drejtuesve të “djajve të kuq” të nisin bisedimet me ata madrilenë për të.

Në krahun tjetër, kampionët e Spanjës e kanë gati përgjigjen ndaj skuadrës angleze. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka përfituar nga rasti për t’u kërkuar “djajve të kuq” portierin De Gea, që dy sezone më parë ishte shumë pranë kalimit te “Los Blancos”.

Nëse Manchester United do të mund të gjejë një zëvendësues të denjë të De Geas për të mbrojtur portën, atëherë ky shkëmbim i bujshëm me shumë gjasa do të kryhet.

Top Channel