“Vendi i Shqiponjave”, me sytë e francezes

13/10/2017 00:00

Ajo ka dashur që e vogël të vizitojë Shqipërinë, por dëshira iu shtua edhe më tej, kur sëbashku me familjen, në kohen e diktaturës, ndalohet në kufirin shqiptar për të mos u lejuar të kalojë e të vizitojë Shqipërinë.

Ndaj fotografja franceze Virginie Caquot ka eksploruar përmes aparatit më tej këtë vend të ndaluar.
 
“Që e vogël kam qenë e tërhequr nga historitë e Ballkanit, ndoshta pikërisht nga momenti kur udhëtimi ynë u ndalua në kufi të Shqipërisë. Këtë udhëtim kisha ëndërr ta realizoja, sepse isha shumë e tërhequr drejt këtij vendi”, u shpreh fotografja Virginie Caquot.

Çdo foto është si një frame i vogël në filmin e gjatë të historisë së madhe të vendit të shqiponjave.

“Çdo foto ka historinë e saj, historinë time personale në momentin e shkrepjes, por njëkohësisht ka edhe momentin e historisë që dua të transmetoj. Nuk janë fotografi të studiuara, të programuara. Nuk mund të bëj foto që i kam imagjinuar më parë, shkrep në çast. P.sh: foto e pazarit është një moment që më ka pëlqyer shumë, nuk është moment kaotik, mes makinës së madhe dhe shitësit, por përkundrazi kjo foto jep ndërhyrjen e së vjetrës tek e reja”, thotë Caquot.

Ekspozita “Në vendin e Shqiponjave” me sytë e fotografes franceze mund të vizitohet deri më 23 tetor në GKA.

Top Channel