Socialistët: Noka të përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi

12/10/2017 00:00

Teksa opozita kërkoi nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtimin e kryeminsitrit Edi Rama nga seanca e sotme, një grup deputetësh socialistë i kërkojnë këtij të fundit mbledhjen e Byrosë për deputetin demokrat Flamur Noka.

Në një kërkesë dërguar sërish Ruçit, deputetët socialistë i kërkojnë atij përjashtimin e Nokës për 10 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare.

Sipas tyre, Noka shkeli rregulloren. “Deputeti Flamur Noka pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare, duke përdorur fjalë fyese, duke zaptuar foltoren dhe duke mos lejuar deputetin e radhës për të marrë fjalën….Deputeti Noka nuk zbatoi urdhrin e kryetarit të Kuvendit, edhe pse shërbimi i sigurisë në Kuvend iu kërkua zatimi i urdhrit të dhënë”, thuhet në kërkesën e deputetëve socialistë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel