Prishtinë, Meta takon Veselin

12/10/2017 00:00

Vizita zyrtare në Prishtinë e kreut të shtetit ka vijuar me takimin me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli.

Pasi uroi për rizgjedhjen Veselin, z. Meta shprehu besimin e plotë se projektet e bashkëpunimit mes dy parlamenteve do të vijojnë sipas frymës së shkëlqyer që ekziston mes dy vendeve.

Duke iu referuar sfidave kryesore me të cilat përballet Kosova dhe dhe shoqëria e saj, si liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, demarkacioni me Malin e Zi dhe rifillimi i dialogut me Serbinë, Presidenti Meta shprehu besimin se Kuvendi i ri Kosovës dhe forcat politike parlamentare do të përqëndrohen në mënyrë gjithpërfshirëse e konsensuale për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme dhe mbështetjen e iniciativave të ndryshme në funksion të avancimit të agjendës evropiane dhe euroatlantike të vendit.
 
Presidenti Meta e siguroi Kryeparlamentarin Veseli për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme e të gjithanshme të Shqipërisë ndaj agjendës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimit të saj të plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Top Channel