Lajmi i fundit
Shëngjin, plagosen 2 persona me armë zjarri

Messi, 100 milionë euro për të firmosur rinovimin

12/10/2017 00:00

Leo Messi mund të përfitojë 100 milionë euro vetëm për të firmosur kontratën e re me Barcelonën.

Shumë klube u japin yjeve të tyre bonuse për kontratat e reja, por bonusi i argjentinasit do të përbëjë rekord.

Sipas “Daily Mail”, ky bonus rekord do të paguhet nga klubi katalanas pasi t’i japin firmës Nike të drejtat e emrit të stadiumit “Camp Nou” sezonin e ardhshëm.

Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën përfundon në qershorin e ardhshëm dhe argjentinasi ende nuk ka pranuar të rinovojë.
Mediat angleze raportojnë se Pep Guardiola po përpiqet të shfrytëzojë në maksimum situatën e Messit në Spanjë, për ta marrë atë te City.

Ai ka kontaktuar personalisht argjentinasin dhe është i gatshëm të bëjë një ofertë bindëse që në muajin janar ndaj Barçës, që kjo e fundit të mos e humbë me parametra zero, Messin në muajin qershor.

Top Channel