I sëmuret qeni, italiania merr raport mjekësor

12/10/2017 00:00

Një femër në Itali fitoi betejën për të marrë raport mjekësor për ditët që nuk shkoi në punë për t’u kujdesur për qenin e saj të sëmurë.

Italia njihet si një vend që dashuron kafshët shtëpiake, por kjo fitore konsiderohet si një arritje e madhe edhe atje. Femra në fjalë, një pedagoge nga Roma, fitoi gjyqin me ndihmën e avokatëve të Ligës italiane kundër eksperimenteve mbi kafshët, një prej grupeve më të mëdha në Europë që luftojnë për mbrojtjen e kafshëve.

Pasi punëdhënësi nuk pranoi ta paguante për dy ditë që ajo nuk u paraqit në punë për shkak të qenit të sëmurë, çështja shkoi në gjykatë.

Kjo e fundit pranoi argumentet e avokatëve të zonjës se universiteti duhet t’i konsiderojë dy ditë e mungesës si leje të paguar apo mungesë për arsye serioze familjare. Argumenti i avokatëve mbështetje në një nen të kodit penal të Italisë që thotë se ata që braktisin kafshët duke i shkaktuar atyre vuajtje burgosen deri në një vit dhe gjobiten me 10 000 euro.

Logjika e gjykatës ishte e thjeshtë, përderisa lëndimi i kafshëve është krim, kujdesi për ta s’ka si të mos jetë i mbrojtur nga ligji. Organizatat italiane për mbrojtjen e kafshëve thanë se vendimi i gjykatës ka shumë rëndësi pasi i njeh kafshët shtëpiake, jo ato për qëllime përfitimi, si anëtarë të familjes. Mediat italian ndërkohë, nuk raportojnë rritje të kërkesave për leje për shkak të kafshëve të sëmura.

Top Channel