Vendet e Vishegradit: BE të hapë negociatat Shqipërinë

11/10/2017 00:00

Bashkimi Europian duhet të çelë negociatat me Shqipërinë dhe të ketë një tjetër qasje me Ballkanin Perëndimor. Me këtë qëndrim kanë dalë vendet e Vishegradit, në konferencën vjetore të mbajtur në Budapest.

I pranishëm në këtë takim, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ndal tek reforma në drejtësi, por dhe tek një tjetër reformë thelbësore.

“Kemi treguar angazhimin tonë të plotë për reformën në drejtësi, e cila është një reformë shumë ambicioze, ndoshta më ambiciozja në rajon. Ani pse ne ende nuk jemi ulur për të diskutuar detyrimet që burojnë nga kapitujt 23-24 dhe gjithashtu për të vijuar më tej me reformat e sundimit të së drejtës në ekonimi, për të cilat më duhet të them në emër të qeverisë shqiptare se janë reforma që i cilësojmë parësore përsa i takon zhvillimit të metjeshem të vendit dhe jo thjesht në funksion të integrimit europian”, u shpreh Bushati.

Kreu i diplomacisë shqiptare u ndal dhe tek rajoni dhe nevoja e krijimit të një kalendari të përbashkët, në mënyrë për të parandaluar çdo vakum apo paparashikueshmëri që mund të krijohet në këtë proces.

Top Channel