Haradinaj: Jemi mbrapa me MSA-në. Të përshpejtojmë!

10/10/2017 00:00

Kriza e tejzgjatur politike dhe institucionale ka lënë pas Kosovën në detyrat e caktuara nga Bashkimi Europian në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar përshpejtimin e agjendave dhe u ka lënë dorë të lirë ministrave për ndryshime në institucionet vartëse nëse vërejnë paaftësi në kryerjen e detyrave të tyre.

“Ministrat në takimet e para të mëngjesit me këshilltarët, me drejtorët e departamenteve apo me njerëzit e ngarkuar, të kërkojnë direkt temat. Ata që iu ndihmojnë në këto tema shpërbleni, ata që nuk ndihmojnë këto tema mënjanoni, ndërroni, sillni dikë tjetër në mënyrë që të mos dështojë agjenda. Siç e dini, kemi vonesa të mëdha në zbatimin e MSA-së, një kohë të gjatë nuk ka ndodhur asgjë , apo shumë pak”, ka deklaruar Haradinaj.

MSA ka hyrë në fuqi në prill të vitit të kaluar dhe aktivizon përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), deri në vitin 2020 fonde mbi 600 milionë euro për investime në Kosovë.

Top Channel