Festivali, fitues dy rapsodë nga Gostivari

09/10/2017 00:00

Dy rapsodë nga Gostivari fituan çmimin e parë në edicionin e tretë të festivalit të  këngës epiko-lirike në Burrel. Një juri e përbërë nga etnologë, kompozitore e këngëtare përzgjodhi Nebi Halili dhe Feti Selimin.

Çmimi i dytë i takoi Klosit me Vera Canin që solli këngën “Skenderbeu te Guri i Vashes” ndërsa dy rapsodet nga mirdita Marjan Lleshaj e Besim Lekgega fituan cmimine trete.

“Kemi një larmi të jashtëzakonshme të trashëgimisë etnografike dhe kulturore. Komercializmi ka bërë që në një farë mase të duket sikur zbehet trashëgimia kulturore dhe etnografike, por komercializmi është i përkohshëm ndërsa trashëgimia buron nga shpirti i njerëzve, është në genin e njerëzve, është ajo që identifikon si popull si komb”, u shpreh Nezir Rizvani, kryetar i Bashkise Mat.

Në këtë festival morën pjesë rapsodë e grupe rapsodesh nge të gjitha trojet shqiptare me këngë epike dhe krijime të vjetra foklorike nga Shqipëria e Kosova dhe Maqedonia.

Top Channel