SHBA, punësimi shënon rënie si pasojë e uraganëve

06/10/2017 00:00

Uraganët “Harvey” dhe “Irma” shkatërruan qindra mijëra banesa dhe rezultuan në miliarda dollarë dëme, por sipas një raporti të ri, efektet shkatërruese të këtyre dy stuhive nuk kufizohen vetëm në fizike.

Për herë të parë që prej vitit 2010, punësimi ka shënuar rënie falë pengesave që kanë shkaktuar në tregun e punës dy uraganët.

Departamenti i Punësimit njoftoi për humbjen e rreth 33 mijë vendeve, për shkak të goditjeve që kanë pësuar sektorët e turizmit e sporteve, e gjithashtu të planifikimit të eventeve e transportit.

E prekur veçanërisht është e ashtuquajtura industri e mikpritjes, ku bëjnë pjesë restorante e bare, me një humbje prej 105 vendesh pune.

Dy stuhitë goditën Teksasin dhe Floridën me fuqi maksimale në fund të muajit gusht dhe në fillim të shtatorit. Të dhënat negative bien ndesh me parashikimet e ekspertëve muajin e kaluar, për një rritje prej 90 mijë vendesh pune.

Megjithatë, “Harvey” dhe “Irma” nuk kanë pasur ndikim te niveli i papunësisë, i cili ka arritur në 4.2 për qind, vlera më e ulët kjo që prej 2001-shit. Eksperti i makroekonomisë, Ian Shepherdson tha se rimëkëmbja pritej të fillonte në tetor.

Top Channel