Prag tragjedie në aeroportin e Dyseldorfit!

06/10/2017 00:00

Era e fortë në aeroportin e Dyseldorfit në Gjermani mund të kishte shkaktuar një tragjedi të vërtetë gjatë uljes së një Airbus A380, i cili është avioni më i madh i pasagjerëve në botë, me 500 vende.

Vështirësitë e uljes së avionit në pistë ditën e enjte, si pasojë e erës së fortë, janë filmuar nga kamerat.

Pozicionimi i avionit në momentin që rrotat prekin pistën nuk është aspak i mirë, ndërsa për pak sa nuk ka dalë nga pista. Pilotët kanë bërë maksimumin e mundshëm dhe kanë arritur të evitojnë ndoshta një ngjarje tragjike pa asnjë person të plagosur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel