LSI: Rama në shërbim të oligarkisë. Po vret biznesin e vogël

06/10/2017 00:00

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se duke u vënë në shërbim të oligarkisë po vret biznesin e vogël.

“Kryeministri shkatërron pa mëshirë mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në. Kryeministri, gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë, e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël”, ka deklaruar Vasili.

Ai është shprehur se kryeministrit “shkollëpak” duhet t’i shpjegohet se kjo punë s’ka lidhje as me fatura e as me kuponë, duke shtuar se kreu i qeverisë u bë “gazi i botës me ato që thotë”.

“Siç ua dha Shqipërinë me konçesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës supermarketeve të oligarkisë”, ka shtuar Vasili.

Top Channel