Kambalet rikthehen në modë

05/10/2017 00:00

Teksa tashmë i kemi thënë lamturmirë shapkave të verës, nuk do të thotë që të mos rikthehemi tek këpucët e rehatshme.

Këmbët mund të marrin frymë edhe në vjeshtë, dhe kjo pasi këpuca më trendi e sezonit nuk është ajo taka e parehatshme, por janë pikërisht këpucët e stilit ushtarak apo siç i themi ne kambalet.

Por ndryshe nga stili mjaft popullor i vitgeve ’80- ’90, mundësitë e 2017 janë shik, dhe yje të famshëm si Kourtney Kardashian dhe Gigi Hadid nuk u ndahen.

Modelet në pasarelat e sezonit vjeshtë/dimër 2017 kanë sfiluar me këto lloj këpucësh, kështu që nuk është surprizë që këpuca ikonë që dikur ishin një lëvizje kulturore, tashmë të jetë kryefjalë mode.

Top Channel

FOTO
Kambalet rikthehen në modë