Prodhimi i filmave shqip; “Shkolla” në Tiranë për të mësuar nga më të mirët

03/10/2017 00:00

Njerëzit e kinemasë, që vendosin trendet e radhës në vazhdimësi do të jenë në Tiranë deri në 7 tetor.

Një treg orientues për gjithë Ballkanin, “Balkan Film Market”, është një moment i rëndësishëm që nuk i detyron më producentët të marrin valixhet për të ndjekur marketet evropiane.

“Filmi mund të duket si një treg shumë i madh, por kur ti mblidhesh në një market të këtij lloji Co Produksioni e kupton që është një familje europiane, të cilët i gjen në Europë. Por të njëjtën persona të cilët do të jenë në Co Produksionet europiane, do të jenë bashkë edhe në Shqipëri”, deklaroi Belina Jano, producente.

Belina është një producente e re, e cila ka studiuar produksion filmi në New York. Kthimi i saj në Shqipëri shënjon shtatë vite dhe të tilla takime ajo i konsideron me rëndësi për karrierën e saj krijuese në të ardhmen.

“Ndjekja e të gjitha konferencave të krijon një paketë njohurish se si ti të jesh i suksesshëm në tregun ndërkombëtar, jo vetëm brenda Shqipërisë. Pra se si ti të ngresh fonde përtej Shqipërisë dhe si ti të bashkëpunosh për të mirën e projektit”, shton Belina Jano.

Megjithëse ende nuk është e sprovuar në bërjen e filmave në një bashkëprodhim ndërkombëtar, Belina si gjithë producentët e di tashmë që bashkëprodhimi është një imperativ, që nuk i shërben vetëm financimit, por vlerave të shkëmbimit kulturor të krijimit.

Top Channel