Emigrantët ilegalë, bankat britanike do bllokojnë llogaritë

23/09/2017 00:00

Në një përpjekje për t’ua bërë jetën sa më të vështirë emigrantëve dhe atyre që kanë shkelur rregullat e emigracionit në Britani, në bazë të planeve të qeverisë u është kërkuar bankave dhe institucionveve financiare që të kryejnë verfikimin e mbi 70 milionë llogarive bankare për të identifikuar ata persona që jetojnë ilegalisht në Britani.

Pritet që 6 mijë azilantë të dështuar, njerëz që u kanë skaduar vizat apo persona që janë në pritje të deportimit nga Britania për në vendet e tyre të origjinës, të identifikohen nga këto verifikime bankare.

Llogaritë bankare të atyre personave që do të identifikohen do t’u mbyllen dhe ngrjnë llogaritë, bashkë me sasitë e lekëve të kursyera apo depozituara.

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në Britani, sidomos ata pa dokumenta të rregullta, kanë patur llogari bankare të hapura përmes dokumentave falso të identitetit, ku depozitonin kursimet dhe rrogat e tyre.

Shpesh ata kanë pasur në këto llogari kursimet e viteve të tëra të punës. Kjo masë do të aplikohet në bazë të ligjit të emigracionit të vitit 2016.

Bankat britnaike nuk do të kenë detyrimin të kërkojnë dokumenta shtesë identiteti për personat e dyshuar, por do t’u kërkojnë klientëve që ta sqarojnë çështjen me autoritetet e emigracionit. Verfikimi i llogarive bankare pritet të fillojë në muajin janar.

Top Channel