Gjermani, skena lufte në Kiel-St.Pauli (Video)

20/09/2017 00:00

Turp dhe horror! Kështu mund të përkufizohet ajo çfarë ndodhi përpara fillimit të ndeshjes mes Kiel dhe St.Pauli, në kategorinë e dytë të kampionatit gjerman.

Një grup tifozësh ultras të skuadrës së Kielit zbritën në fushën e lojës për të hedhur flakadanë në drejtim të tifozerisë së St. Paulit, duke krijuar një situatë shumë të tensionuar.

Ata që ndërhynë në mes të këtij kaosi ishin vet futbollistët e St.Paulit, ndërkohë që erdhi edhe ndihma e policisë, e cila raportoi për shumë persona të arrestuar për këtë ngjarje.

Top Channel