Mbyllet ekspozita “Apolo Art Colony 2017”

15/09/2017 00:00

Në galerinë e arteve në Fier u organizua “Apolo Art Colony 2017”. Në edicionin e gjashtë të ekspozitës morën pjesë 25 artiste nga 11 shtete. Ekspozita qëndroi e hapur gjashtë ditë por aktivitetet jashtë saj ishin po ashtu të shumta.

Gjatë një jave të qëndrimit në rajonin e Fierit, artistët zhvilluan vizita në piakt historike dhe turistike të tij duke i pasqyruar këto vlera dhe në punët e tyre.

Apollonia, Ardenica, bregdeti, etnografia, etj., ishin elementët që vizitorët gjetën në ekspozitën e realizuar nga e ashtuquajtura koloni e artistëve në Galerinë e Artit në Fier. Ky aktivitet artistik kontribuon edhe në pasurimin e fondit të veprave të artit që do të jenë pjesë e galerisë së re të artit në Fier.

Top Channel