Kuvendi do të zgjedhë kryetarët. Ndarja e drejtimit të komisioneve parlamentare

13/09/2017 00:00

Menjëherë pas betimit në Presidencë, Kuvendi mbledh Konferencën e Kryetarëve për të bërë ndarjen e komisioneve parlamentare.

Mazhoranca do të drejtojë 5 komisione, ligjet, politikën e jashtme, ekonominë dhe financat, sigurinë kombëtare dhe komisionin për veprimtaritë prodhuese. Socialistët po diskutojnë ende zgjedhjet që do të bëjnë, ndërsa opozita e ka përfunduar këtë proces me kohë.

Petrit Vasili është emri i propozuar nga LSI për të drejtuar Komisionin e Shëndetësisë, ndërsa mësohet se kryetarja Monika Kryemadhi do të jetë anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme.

PD i ka bërë publik propozimet e saj, Bardh Spahia tek Shëndetësia, Albana Vokshi tek Media dhe Genc Pollo për Komisionin e Integrimit. PD ka gati edhe përbërjen e komisioneve dhe nënkryetarëve të tyre.

Fill pas dorëzimit të propozimeve nga të treja partitë kryesore, kryetari Ruçi pritet të thërrasë edhe seancën e radhës në Parlament.

Top Channel