Korçë, e zë eskavatori nën vete; ndërron jetë punëtori i bashkisë

13/09/2017 12:20

Një punëtor i Bashkisë së Korçës humbi jetën gjatë një aksidenti në punë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qatrom, ku ekskavatori i drejtuar nga 55-vjeçari po transportohej mbi një trailer.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi ka humbur kontrollin e ekskavatorit gjatë zbritjes nga traileri dhe për pasojë mjeti është rrëzuar ndërsa drejtuesi gjeti vdekjen e menjëhershme.

Top Channel